Ndërtimi dhe funksionalizimi i një administrate moderne sipas standrardeve evropiane ndërlidhet me përdorimin efikas të teknologjisë informative dhe komunikuese sipas kritereve evropiane të licencuara. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ( MAPL-ja), ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik si dhe përgaditjen e institucioneve vetëqeverisëse lokale në plotësimin e standardeve si parakusht për integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
"Administrata e mirë është shtyllë e zhvillimit ekonomik. Një shërbim civil profesional dhe apolitik është shtyllë e administratës së mirë. Korniza e mirë ligjore dhe Infrastruktura moderne e IT-së, është bazë për racionalizimin e proceseve dhe ofrimin e shërbimeve efikase", theksohet në raport të MAPL-së.
"Arritjet që bëhen në fushën e Teknologjisë Informative dhe Komunikuese ( TIK) , do të afektojnë në ambientin ekonomik në Kosovë, si dhe do të kontriboujnë pozitivisht në shoqërinë e informacionit. " Citohet në raportin e minsitrisë.
Nga ky raport kanë dalur poashtu Konluzionet dhe Përparësitë e Komunave.Mirëpo, vlejnë të theksohen se rekomandimet jo që janë më të rëndësishmë se konkluzionet dhe përparësitë, POR, rekomandimet janë udhërrëfyes i punës, drejt përmirësimit të fushës së caktuar.Dhe nga ky raport del si vijon:
REKOMANDIM
· Të përkrahen komunat për fletë-inkasime elektronike
· Të përkrahen komunat për parashtrim të kërkesave në formë elektronike
· Të fillohet impementimin i e-kioskes në dy komuna
· Të vizitohen komunat e suksesshme nga komunat më pak të suksesshme
· Të kopjohen sukseset e të mos përsëriten gabime
· Për komuna të reja të bëhen takime dhe trajnime të IT-së
Me këtë rast projektit “ Platforma për integrimin e zyrave për shërbim të qytetarëve më portalin e ministrisë dhe qeveritar për avancimin e shërbimeve CMS/CSC” të filluar në vitin 2010, tashmë i është bashkangjitur programi “ Integrimi i librit unik të protokolit të arkivit”
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Komuna e Junikut e cila edhe pse e re në krijimin e saj,kohë pas kohe në raporte të ndryshme institucionale
radhitet e para në këto lista për sukseset e arritura. Kjo komunë, ka funksionalizuar të gjithë mekanizmat e brendshëm administrativ, posaqërisht sektorin elektronik. Andaj nga raporti i fundit i publikuar në fillim të këtij muaji nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal,nxjerr Junikun si komunen e dytë më të suksesshme në aspektin e funksionalizimit të softwerit “Sistemi për Menagjimin e Përmbajtjes –(CMS) dhe Qendra për Shërbimin e Qytetarëve (CSC).Në këtë raport e para është radhitur Komuna e Gjilanit,Juniku zë vendin e dytë, të tret-in Kamenica, pastaj Peja, Mitrovica, Ferizaj-i,Gllogoc-i, etj. Inçizimi i gjendjes lidhur me nivelin e implementimit të softwerit CMS/CSC është bërë duke filluar nga 24/08/2011 deri më 06/09/2011.Ndërsa raporti ka dal me 07 shtator 2011.