Në një fjalë rasti Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi tha se “ Juniku është një vendbanim i las
htë me traditë, kulturë dhe me një histori unike, gjë e cila e bënë të veçantë, me vlera tradicionale kulturore që janë tipike me trashëgimin dhe historinë e kombit shqiptar dhe janë burim për zhvillimin e turizimit”. Kryetari Kuçi, poashtu theksoi se udhëheqësit komunal së bashku me qytetarët janë të përkushtuar që të punojnë në tërheqjen e donatorëve dhe investitorëve të ndryshëm me qëllim të shfrytëzimit të kapaciteteve që ka Juniku.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Mehdi Retkoceri tha se
MAPL-ja do të ndihmojë Junikun sipas kapaciteteve që posedon si institucion, njëherit përgëzoj Komunën për organizimin e kësaj konference.
Potencialin e Junikut e prezantoi, Drejtori për Zhvillim Ekonomik Arten Hamza, i cili tha se “Potenciali turistik i Junikut është ngusht i lidhur me pozitën gjeografike dhe vlerat kulturore e natyrore të cilat ofrojnë kushte për zhvillimin e turizmit malor, veror, dimëror, turizmit rekreativ dhe atij kulturorë.” Z. Hamza tha se Juniku ka shumë
zona turistike vlen të theksohen përgjithësisht disa prej tyre:
Zona urbane me trashëgiminë kulturore ( Kullat, Mullinjtë, Vajavicat etj)
Zona Gryka e Junikut me lokalitetet turistike: Maja e Gjeravicës, Liqejt e Gjeravicës, Burimet e Erenikut, Lugu i Gjatë, Rrasa e Zogut, Pllaqica, Qershiza etj.
Zona e Zharrës me lokalitetet: Gradinë, Jedovë, Zharrë, Jasiq dhe Gjocaj
E sa i përket trashëgimisë kulturore prezantoi organizata suedeze “Trashëgimia Kulturore Pa Kufi “ ( CHwB) zyra në Kosovë.
Drejtori i CHwB-së për Kosovë, Sali Shoshi foli për projektet e realizuaranë Junik, ai theksoi se me të filluar punën në Junik, “nuk mund të ndalesh me vetëm një projekt ” , sipas tij CHwB-ja së shpejti do ta realizojë edhe projektin e dhjetë në këtë komunë. CHwB-ja njëherit ka realizuar një libër i cili përmban detaje të shtatë projekteve të realizuara në Junik, ky libër u shpërnda sot për herë të parë për opinonin publik.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
U mbajt sot konferenca e donatorëve në Junik, për zhvillimin e turizimit në përgjithësi. Juniku është i pasur me shumë resurse natyrore dhe kulturore.