Fshati Botushë është rreth 3 km në afërsi me Junikun dhe Komuna e Junikut është dakorduar me kompaninë që të shtrijë aktivitetin edhe në këtë fshat, kompania e cila menaxhon me mbeturina në zonën e Junikut është higjeno-teknika nga Deçani.
Shpërndarja e kontinierëve në territorin e Junikut është duke u realizuar në të gjitha lagjet, qytetarët e kanë mirëpritur këtë inciativë të Komunës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Për hartimin e këtij plani për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave është punuar nga përfaqësues institucional , shoqëria civile dhe komuniteti junikas, ndryshe ky grup është quajtur edhe grupi i SIAP-it nga projekti DEMI, të cilët pas disa trajnimeve dhe punëtorive tërealizuara me ekspertë të vendit dhe jashtë tij, kanë finalizuar këtë plan strategjik për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Junikut.
Me këtë strategji komuna synon eliminimin e deponive ilegale dhe rritjen e nivelit të menaxhimit të grumbullimit të mbeturinave e cila është njëra ndër objektivat e identifikuara për arritjen e vizionit të Qeverisë Komunale për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Rreth 800 kontinierë shpërndahen në territorin e Junikut.
Projekti i USAID-it , Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) ka financuar planin e veprimit për menaxhimin e mbeturinave në këtë zonë. Nga ky projekt me vlerë 26.590 euro, Komuna ka participuar me 20% ( 5mijë euro), dhe ka rezultuar me 880 kontinierë, 850 prej tyre janë me peshë 120 litra dhe 30 të tjerë janë 1.1 apo 1100 m 3. Kontinierët janë të desitunar për secilën ekonomi familiare në Junik, mirëpo me kërkesës të komunitetit të fshatit Botushë edhe kjo zonë do të jetë pjesë e menaxhimit të mbeturinave të Komunës së Junikut, meqë ky i fundit ka kapacitet për një gjë të tillë.