Në praninë e shume qytetareve nga Komuna e Junikut,zyrtareve Komunal te ketij vendi dhe delegacionit nga niveli Qendror ,zv. kryeministri i Kosovës z. Hajredin Kuqi,Kryetar te Komunave fqinje u be përurimi i Objektit te ri te Administratës Komunale.
Kryetari i Komunës z Agron Kuçi përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe duke falënderuar MAPL-në për bashkëpunimin e ngushtë qe ka treguar për realizimin e këtij objekti.
Gjithashtu aji shprehu motivin për pune pasi qe tani zyrtaret mund te kryejnë shërbimet e tyre me komod fal këtij investimi te madh por edhe qytetaret tani mund te shërbehen me shpejt me nevojat e tyre çfarëdo qofshin ato.
Edhe zv. Kryeministri i Kosovës z. Hajredin Kuqi i përshëndeti te pranishmit dhe ju uroj për objektin e ri Komunal , ndërsa edhe pse qeveria e republikës se Kosovës gjegjësisht MAPL-ja ka bere shumë investime ne ketë komune siç është ky objekt.Ai para qytetareve u zotua se do te jap edhe 200.000.00 euro donacion për mobilim e sallës se kuvendit ne ketë objektet ri te Administratës Komunale.Po ashtu edhe sekretari i përhershëm në Ministrinë e Administrimit te Pushtetit Lokal z.Besnik Osmani ku i përshëndeti te pranishmit dhe i uroj qytetaret dhe udhëheqësin komunale për objektin e ri gjithashtu ai shprehu gadishmërin për përkrahjen qe do ta keni nga ana e MAPL-së.
Nga Komunat fqinje fjalën e mur Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Palë Lekaj ,ku i përshëndeti te pranishmit dhe i uroj për objektin e ri te komunës .
Ndersa shoqeria Kulturore Artistike "Baba Mixhë" ne Junik ishte perkujdesur per programin artistik,ndersa per te pranishmit pati edhe nje koktel rasti.
Në praninë e shume qytetareve nga Komuna e Junikut,zyrtareve Komunal te ketij vendi dhe delegacionit nga niveli Qendror ,zv. kryeministri i Kosovës z. Hajredin Kuqi,Kryetar te Komunave fqinje u be përurimi i objektit te ri te administratë.