Fermerët junikas do të paijsen me makina mjelëse të dhëna donacion nga KFOR-i italian, 
të cilat makina do të ngrisin cilësinë dhe sasinë e prodhimit. Janë dhuruar 20 makina të cilat do të shpërndahen për fermerët që i plotësojnë kriteret e vendosura nga komisioni, i cili do të formohet së shpejti. Të gjithë fermerët do të njoftohen paraprakisht për procedurat e më tutjeshme nga Komuna e Junikut gjegjësisht nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, sektori i bujqësisë. Përfaqësues të KFOR-it italian sot ligjeruan para zyrtarëve komunal të sektorit të zhvillimit ekonomik, bujqësisë dhe pylltarisë si dhe fermerëve junikas, posaqërisht ky ligjerim iu dedikohet këtyre të fundit. U ligjerua se si duhet të përdoret kjo makinë, si funksionon, cilat janë dobitë e saj dhe gjithëçka rreth kësaj paisjeje.