Kryetari i Komunës Agron Kuçi priti sot komandantin e KFOR-it austriak, Gjeneral
Luif Johann i cili ishte nën shoqërin e përfaqëusesi të Organizatës Austria Development Agency, Cristian Geosits. Kjo vizitë është vazhdimësi e vizitave të kaluara dhe përshtypjeve të mira që kanë fituara ata për Junikun. Gjenerali Johann kishte sjellur përfaqësuesin e kësaj organizate për t`i treguar potencialin që ka Juniku në të cilin mund të investohet në të ardhmen. Kryetari Kuçi gjatë këtij takimi tha se janë të gatshëm që të kenë bashkëpunim në çdo kohë posaqërisht në fushën e turizmit që ishte edhe interesimi kryesor i përfaqësuesit të kësaj organizate austriake ADA.