Udhëheqësit e këtij projekti për zhvillim rajonal thanë se pikërisht është veçuar Juniku si Komunë e re dhe që premton shumë. Ky Plan në të cilin është punuar për më shumë se dy vite është finalizuar sot me përurimin e tij në Junik. Në këtë plan janë përfshirë të gjashtë komunat e rajonit perëndimor të Kosovës, saktësisht rajoni i Dukagjinit (Klinë, Istog, Pejë, Deçan, Junik dhe Gjakovë).
Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës, Hakan Demir tha se edhe Këshilli i Evropës por edhe Bashimi Evropian falënderojnë pjesëmarrësit për punën e tyre dhe bashkëpunimin në mes të këtyre dy institucioneve evropiane. Në hartimin e këtij plani kanë kontribuar shtatë mijë persona nga vetë Këshilli Evropës, ekspertë lokal dhe ndërkombëtar, përfaqësues të shoqërisë civile, disa ministri, përfaqësues të komunave dhe të tjerë.
Sipas z. Demiri plani regjional i trashëgimisë është një bazë e mirë strategjike e cila mund të iu ndihmojë që pas tri viteve, aq edhe sa është planifikuar ky plan, këto gjashtë komuna ta ripërpunojnë këtë plan dhe ta ribotojnë atë. Hakan Demir tha se ky plan jo vetëm që është i pari në rajon.
Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Burbuqe Deva tha se Ministria e konsideron si një dokument bazik për zhvillimin, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Znj. Deva potencoj që ky projekt për hartimin e këtij plani përveç finalizimit të një dokumenti, projekti ka ndihmuar ekspertët dhe zyrtarët e ndryshëm në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale. Ajo po ashtu ftoj të gjithë në implementimin e këtij plani.
Ndërsa i pari Komunës, mikpritësi i këtij eventi kulturorë z. Agron Kuçi tha se me këtë rast është nderuar Juniku dhe vetë qytetarët e saj, me që kjo zonë posedon potencial të mjaftueshëm kulturor dhe natyrorë e që me këto dy komponentë Juniku është në rrugë të mirë të zhvillimit ekonomik.
Kryetari Kuçi potencoj kullat si objekte të trashëgimisë kulturore të cilat po i ruan dhe po i rikthen në funksion ato duke i shndërruar bibliotekë, në Qendër Rajonale të Turizmit, e së fundi edhe në Muze. Kuçi po ashtu tregoj gatishëmrin e qeverisë komunale për bashkëpunim të më tutujeshëm sipas tij “Dyert janë të hapura për bashkëpunim të m ë tutjeshëm”, ai përgëzoj të gjithë akterët për punën e tyre.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Përfaqësues të Këshillit të Evropës, Ministrive të
ndryshme, përfaqësuesve komunal si dhe përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme nga vendore e ndërkombëtare, ishin pjesëmarrës në sallën e asamblesë komunale të Junikut ku i mirëpriti i pari i këtij vendi z. Agron Kuçi.