Rikonstruimi i kanalit “Jazi i fushës” është në përfundim e sipër të finalizimit të punimeve të tij. Ky kanal me gjatësi dy kilometra mundëson ujitjen e mbi 600 hektarë tokë të junikasve dhe projekti ka filluar në tetor të vitit të kaluar i cili pritet të përfundoj këto ditë. Për rikonstruimin e këtij kanali është dhënë shuma prej 80,000.00 euro nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.