Trajnimi tre ditor do të paijs përfaqësuesit e Junikut me udhërrëfyes për planifikimin e prioriteteve të cilat i preokupojnë qytetarët e Junikut për mjedisin. Me këtë rast do të hartohet një dokument i cili bashkon interesat e qytetarëve, përcakton prioritetet afat shkurtra dhe afatmesme për mjedisin dhe identifikon veprimet adekuate në mjedis. Në këtë plan veprimi do të punohet për 24 muaj rresht të gjithë akterët së bashku siq janë përfaqësuesit komunal të Junikut, OJQ-të nga Juniku dhe përfaqësues nga REC-u. Këtë projekt e financon Qeveria Suedeze përmes organizatës SIDA, implemetues është REC-u, partener të këtij projekti janë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe UN-Habitati. Ndërsa, partnerët përfitues janë dhejtë komuna – Juniku, Decani, Istogu, Hani i Elezit, Parteshi, Podujeva, Fushë Kosova, Mitrovica, Gracania dhe Obiliqi.
Zyrtarët komunal dhe përfaqësues të OJQ-ve janë duke u trajnuar
në Durrës për tri ditë nga Qendra Rajonale e Mjedisit, Zyra në Kosovë (REC).