Komuna Junikut së bashku me Qendrën Rajonal të Mjedisit pas trajnimit të zyrtarëve komunal dhe përfaqësuesve të organizatave të Junikut, kanë realizuar disa pyetësor me qytetarët e Junikut dhe kanë analizuar rezultatet nga shumica e repodentëve si problem prioritar është konsideruar riparimi i këtij kolektori.
Qendra Rajonale e Mjedisit(REC) ka investuar në këtë projekt 49.933.97 euro ndërsa Komuna Junikut ka participuar me 20.000.00 euro. Pritet që punimet në këtë kolektor të përfundojnë punimet në fund të këtij viti.
Kolektori në lagjen Berishë faza e parë e kanalizimit primar tashmë ka filluar ekzekutimin e punimeve në riparimin e këtij kolektori. Ky kolektor është dëmtuar nga vërshimet e lumit Erenik në vitin 2010 dhe riparimin e tij, si prioritet jetik për junikasit e ka vendosur Qeveria Komunale.