Fillimisht është formuar shtabi mbi korrje – fshirjet nga Zyra e Kryetarit mbi obligimet dhe përgjegjësit e shtabit. Janë realizuar 220 hektarë me drithëra të bardhe, ku mbi 90hektarë janë subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me ç`rast janë bërë pagesat për një hektarë 100€.
Çmimi i caktuar nga MBPZHR-ja për korrje –shirjet është 100€ për një hektar, ndërsa edhe ketë vit auto- kombajnerët pritet që të përfitojnë nga ministria subvencion nga 25% e pagesës se karburantit me limit deri në 1000 litra karburant për një autokombajnë.
Rendimenti për këtë vit pritet të jetë nga 3500-4000kg/ha, ndërsa rendimenti do të ishte edhe më i lartë po mos të ishin prezentë temperaturat e larta që po mbretërojnë këto dite, të cilat po bëjnë pjekje të dhunshme tek drithërat e bardhe dhe rendimenti do te jete më i ultë në krahasim me vitet e kaluara.
Deri më tani janë korrur mbi 23hektarë tokë me grurë.
Për korrje shirjet në komunën e Junikut do të kujdesen dy autokombajna vendore, përveç tyre do t`iu dalin në ndihmë junikasve edhe autokombajnat nga komunat fqinje, siç janë ato nga komuna e Gjakovës, të cilat edhe viteve të kaluara kanë ndihmuar në këtë drejtim.