Që nga një gushti i këtij viti, kanë filluar punimet për hapjen përkatësisht, shtrirjen e impiantit të ujrave të zeza, ku deri më tani janë bërë gërmimet e dheut për puseten kryesore. Ndërkohë, punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë.
Këtë projekt e financon Komisioni Evropian, ndërsa punëkryesi është" Konstruktor Inzenjering D.D" nga Kroacia.
Ky impiant është duke u ndërtuar në ngastren Kadastrale nr. 3262, pronë private në marrvëshje me komunen për kompenzim, proceduara këto tashmë të përfunduara.
Ky impiant do të jetë me rëndësi vitale për qytetarët e Junikut, duke pasur parasysh se ky impiant do të jetë me filtrim të brendshëm dhe duke ditur faktin që derdhja e ujërave të zeza nëpër rrugë apo jashtë kanalizimeve, pa një vend bazë përfundimtare dhe filtruese do të dëmtonte shëndetin e qytetarëve në veçanti dhe ambientin në përgjithësi. Me këtë rast, Kuvendi Komunal i Junikut ka prezantuar një projekt për imipantin e ujrave të zeza dhe fatbardhësisht ka përfituar donacion nga Komisioni Evropian.