I pari i Junikut Z.Agron Kuçi tha ata se Juniku ka nevojë për mbështetje, për të krijuar kushte të favorshme dhe siguri për investitorët e ardhshëm. Kryetari Kuçi i njoftoi të pranishimit se bjeshkët e Junikut kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe janë të veçanta me resurset që posedojnë.
Deputeti i qytetit të Burgenland-it të Austrisë, Franz Steindl theksoi se vizita e tyre dy ditore në Kosovë i ka impresionuar me pasuritë natyrore që ka ky vend. Deputeti Steindl përgëzoi Kryetarin Kuçi për
planin e tij afatgjatë për turizimin, që sipas tij është plan 20 vjeçar. Z. Steindl ishte i fasionuar me bjeshkët e Junikut dhe ai tha që në të ardhmen e afërt do të mund të ofroj ndihmë apo të gjejë investitorë nga vendi i tij për të investuar në këtë zonë, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit malor. Sipas tij Juniku posedon terene skijimi, dhe mundësia për krijimin e hidrocentraleve në këtë anë do të ishte e mrekullueshme.
Kryetari Kuçi poashtu ritheksoi se këto terene kanë nevojë për studim dhe analizë eskpertësh me ç`rast do të krijohej siguri me madhe për investitorët e mundshëm , sa i përket resurseve natyrore. Kuçi poashtu tha se trashëgëmia kulturore është një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit kulturor dhe dëshmon për autenticitetin e Junikut.

Të gjithë ishin të pajtimit që e ardhmja e Junikut është zhvillimi i turizmit malor, rural dhe kulturorë, ashtu siç është e paraparë edhe në planet e Qeverisë Kuçi.
Austria është një nga vendet të cilat inkasojnë të hyrat vetanake me një përqinjde të lartë nga turizmi,posaqërisht nga sikijmi.
Përfaqësues të institucionve dhe ushtrisë austriake vizituan të premten Junikun.
Kryetari i Komunës Agron Kuçi i mirëpriti ata dhe i infromoi rreth resurseve natyrore të vendit dhe planeve të Qeverisë Komunle. Ky delegacion ishte nën shoqërimin e
Zv/ Komandantit të KFOR-it austriak në Kosovë, Luif Johann i cili ditë më parë e kishte vizituar Junikun dhe ishte i fasionuar me bukuritë natyrore të tij, njëkohësisht është ndarë i kënaqur me punën dhe përkushtimin e Kryetarit Kuçi, të cilin e kishte inkurajuar për vazhdimin e ritmit të punës duke e përgëzuar për energjinë dhe ambiciet e tij.
