Komuna e Junikut, Deçanit dhe Pejës të cilat janë pjesë e projektit “Shihemi në Dukagjin” kanë hartuar një broshur të përbashkët e cila do të prezantohet në këtë panair, poashtu gjatë gjithë kohës do të prezantohen slide- foto. Përfaqësuesit e komunave nga radhët e institucioneve janë zyrtarët për turizëm nga secila komunë, ndërsa prej OJQ-ve Junikun e përfaqëson Shoqëria Alpiniste Bjeshaktare “Rrasa e Zogut”, Deçanin OJQ”Jeta” dhe Peja përfaqësohet nga” Rugova Expirienc”.
Projekti “Shihemi në Dukagjin “ financohet nga Komisioni Evropian ndërsa është hartuar dhe implementohet nga CHwB-ja. Ky projekt ka filluar në nëntor të vitit 2010 dhe përfundon në nëntor 2012, qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e kapaciteteve turistike në Rajonin e Dukagjinit, me ç`rast edhe ka rezultuar me Qendrën Turisitike për këtë rajon e cila është e vendosur në Junik. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe drejtues të organizatave dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm institucional janë trajnuar për fusha të ndryshme jetësore të cilat lidhen me turizmin. Këto trajnime janë realizuar nga CHwB.
Prej neser për shtatë ditë rresht Juniku dhe dy komuna të tjera të Rrafshit të Dukagjinit do të prezantohen në Panairin e Turizmit në Berlin. Në këtë panair do të prezantohet turizmi i pothuajse gjithë botës. Në kuadër të projektit “Shihemi në Dukagjin” nga Cultural Heritage without Borders – CHwB , përfaqësuese të institucioneve dhe organizatave joqeveritare do të udhëtojnë nesër për në Berlin me qëllim të prezantimit të potencialit turistik të komunave të tyre.