Agjencioni i Pyjeve të Kosovës i ka dhuruar Junikut plane për menaxhimin e pyjeve.
Këto plane përmbajnë të dhëna kryesore për sipërfaqen dhe vëllimin e pyjeve, klasat menaxhuese, llojet e drurit, prerjen ilegale, gjendjen shëndetësore të pyjeve, biodiversiteti, sfidat speciale të pyjeve etj. Plani Menaxhues Pyjor me vëllimet 1 dhe 2, do të i`u dal në ndihmë të gjithë përfaqësuesve institucional në sektorin e pylltarisë si dhe komunitetit të gjerë, duke i ndihmuar ata në menaxhimin dhe pastrimin e pyjeve, mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve,identifikimin e masës drunore, ripyllëzimin etj.