Edhe pse gjatë verës e tërë Kosova mbi-popullohet nga bashkëatdhetarët dhe Juniku poashtu, mirëpo nuk ka pasur incidente në këtë drejtim. Në katër mujorin e fundit kanë ndodhur raste të caktuara incidentesh të cilat kanë qenë në numër realtivisht të vogël dhe të izoluara si raste.
Të pranishëm ishin edhe Komandanti i Policisë, Rasim Syla i cili theksoj se rastet e ndodhura nuk kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit të qytetarëve, vendit apo shtetit. Dhe shtoi se Policia e Kosovës që nga një shtatori i këtij viti ka filluar implementimin e metodologjisë së re, e cila për qëllim ka bashkëpunimin me komunitetin. Poashtu pjesmarrës ishin, Komandanti i Zjarrëfikësve, Komuniteti i Gruas,ai i Fetar, Arsimor etj., Përfaqësues (këshilltar) nga Misioni për Polici dhe Drejtësi në Kosovë EULEX, Koray Keskin i cili përgëzoj institucionalistët për punën e tyre poashtu edhe qytetarët për bujarinë.
Në fund të këtij takimi Kryetari Kuçi paralajmroj takimin e radhës në fund të muajit tetor të këtij viti.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi në takimin e parë për këtë vit të realizuar sot me Këshillin Komunal për Sigurinë në Bashkësi ( KKSB) ka paraqitur gjendjen aktuale të Junikut sa i përket sigurisë.
Z.Kuçi, tha se Juniku fatbardhësisht është vend i qetë dhe tradicionalisht njihet për siguri dhe urtësi. Sipas tij junikasit gjatë përiudhës verore ata i kushtojnë rëndësi të veçant bjeshkatarisë, pylltarisë dhe buqësisë dhe ky është një fakt i cili përveç të mirave materiale, popullatës së këtij vendi i jep edhe siguri dhe qetsi të përgjithme.