Ndërsa të enjten u zhvillua ndeshja në mes të FC”Juniku” dhe “Besa”e Pejës me rezultat të barabartë (2 me 2).
Të premten u mbajt turniri i pavarësisë në ping pong në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik, veni i parë i takoi Burim Kuçi-t, vendi i dytë Arben Shehu dhe vendi i tretë Lumni Goçi.
Të shtunën në kuadër të pesë vjetorit të pavarësisë po ashtu u mbajt turnir në shkollën “Edmond Hoxha” nga Shahist junikas si dhe të vendeve tjera.
Vendi i parë Fadil Ismaili
Vendi i dytë Rexhep Gacaferi
Vendi i tretë Lumni Goçi
Dhe në ditën e pavarësisë së Kosovës fillimisht qytetarët e institucionalistë junikas bënë homazhe para dëshmorëve të rënë për liri. Më pas u mbajt muzikë argëtuese në qendër të Junikut, për të vazhduar me garat e vrapimit të pavarësisë.
Në garën “Vrapimi i Pavarësisë” morën pjesë atlet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Seniorët Senioret:
1. Ilir Kellezi 1. Gresa Bakraqi
2. Gëzim Probibaj 2. Arbenita Oranca
3. Gazmend Shala 3. Ueda Gorena
Juniorët Junioret:
1. Valentin Sadiku 1. Brikenda Bakraqi
2. Florian Begaj 2. Agona Rama
3. Ron Krasniqi 3. Klesta Gjyli
Pioneret: Pioneret:
1. Qlirim Hyseni 1. Laura Hyseni
2. Qëndrim Hoti 2. Albana Seferi
3. Irfan Krasniqi 3. Besarta Maxhuni
Veteranët: Veteranet
1. Gunc Lugja 1. Luljeta Shala
2. Zymer Alaj
3. Isak Kadrijaj
Dhe në fund u mbajt koncerti festiv në ambientet e sallës sportive “Ereniku”në Junik me këngëtarë nga Juniku dhe rrethina, si dhe me skeçe humoristike nga nxënësit e shkollës fillore”Edmond Hoxha”.
Në kuadër të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi u mbajtën disa ditë aktivitete.
Të mërkurën në sallën sportive”Ereniku” në Junik u mbajt ndeshja futbollistike në mes të Klubit të Futbollit “Juniku” dhe atij “Liburni”nga Gjakova me rezultat 8 me 2 në favor të FC”Liburni”.