I pari i Komunës Agron Kuçi së bashku me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Junik janë akorduar me udhëheqësin e iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, që pastrimi i Junikut të realizohet me të dy datat, me 20 dhe 24 maj duke pasur parasysh faktin që Juniku është në ditë feste për katër ditë me radhë.
Prijësi i grupit të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” , Luan Hasanaj tha ” sot fillojë zyrtarisht aktiviteti i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” , duke i dhënë përparësi Junikut në këtë 100 vjetor të Kuvendit të tij”. Hasanaj ishte sot në Junik me rreth 60 aktivist të tij për të pastruar Junikun.
Nisma “Ta pastrojmë Kosovën “ me 24 maj, do të vë në aktivitet të gjithë qytetarët e Kosovës në pastrimin e saj. Kjo nismë është duke u realizuar në 100 shtete të globit.
Përfaqësues të institucioneve, organizatave të ndryshme, nxënës, mësues e profesor
nga Juniku si dhe grupi i të rinjve nga iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” sot zyrtarisht
filluan këtë aktivitet , i cili është paraparë që në tërë Kosovën të realizohet me 24 maj.
Pikërisht në Junik me datë 20 maj, filloj kjo iniciativë për arsye se Juniku këtë vit,
saktësisht nga data 21 e deri me 24 maj shënon 100 vjetorin e ngjarjes historike
për kombin shqiptar “Kuvendi i Junikut”, që i kishte paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.