Muzeu Komunal është ndërtuar me bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Bashkimi Evropian – BE, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e zbatuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, i titulluar “Mirë se vini në Dukagjin”.
Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, me rastin e inaugurimit të Muzeut, në fjalën e rastit mes të tjerash potencoi rëndësinë e muzeut në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore të Junikut. Në vazhdim Kryetari falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian dhe z. Stock për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë bërë Komunës së Junikut. Kryetari potencoi se me BE, në të kaluarën e afërt janë realizuar edhe dy projekte të rëndësishme për Komunën e Junikut siç janë: Biblioteka Komunale “Din Mehmeti” dhe Qendra Rajonale e Turizmit “Shihemi n ‘Dukagjin”.
Ndërsa Shefi i Zyrës së BE- së z. Christoff Stock,në fjalën e tij, tha se ndihet shumë mirë kur është në Junik, veçanërisht kur bënë inaugurime të këtij lloji. Ai falënderoj Kryetarin Kuçi për përkushtimin dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta. Z. Stock, i premtoi Kryetarit dhe qytetarëve të Junikut se Zyra e tij do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen Junikun dhe Kryetarin z. Agron Kuçi.
Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi së bashku me z. Cristoff Stock – Shef për Operacione i Komisionit Evropian në Kosovë, me bashkëpunëtorët dhe me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve të Komunës së Junikut, bënë hapjen e “Muzeut Komunal”, i cili gjendet në lagjen Hoxhaj, në Kullën e Selim Hoxhës.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-ansi-language:SQ;}