Në përkujtim të 21 vjetorin e fillimit të luftës në Junik, u bënë homazhe pranë lapidarëve të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të luftës së fundit çlirimtare të Kosovë.
Njëzet e një vite më parë, Kur atdheu kishte nevojë per trima, Junikasët u përgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme luftës çlirimtare të Kosovës.
Junikasit nuk ju përgjigjen vetëm luftës, por edhe mikpritjes në kushte lufte, sepse në Junik çdo dit kalonin trima të cilët vinin nga të gjitha viset shqiptare për armatim. Ushqim, fjetje, dhe përcjellje ishte detyrë dhe traditë për çlirimtarët e luftës së shenjtë të UÇK-së. Detyre qe Junikut e përmbushi me plot sukses.
Lavdi të gjithë të rënëve në luftën e shenjtë për çlirimin e Kosovës !