KomunaMë 15 Tetor 2010 në restorantin “Oda e Junikut” u mbajte hapja e shqyrtimit publik për draft-planin zhvillimor Komunal te Junikut.
Të pranishëm ishin:
Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi , Këshilltari i Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Hysnia Beshkoviq , znj.Krystina Galezia –Udheheqese Teknike e Programit për Mbështetjen e Komunave ne Planifikim Hapësinor te UN-HABITAT,z.Anders Berlin –Përfaqësues nga Sida, Sali Shoshi –Drejtor i OJQ “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”e shumë te tjerë.
Fillimin e ketij takimi e beri kryetari i Komunës se Junikut z.Agron Kuqi ,ku i përshëndeti te pranishmit dhe i falënderoj te gjithë për përkrahjen ,bashkëpunimin dhe punën ne përgatitjen e këtij dokumenti aq te rëndësishëm siç është Plani Zhvillimor Komunal i Junikut,dhe e shpalli te hapur për shqyrtim publik ketë dokument për 60 ditë.
Këshilltari i Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Hysnia Beshkoviq pasi i përshëndeti te pranishmit tha:
Plani zhvillimor i komunës se Junikut është një shembull i mirë dhe i përgëzoj për punën dhe përgatitjen aq te mirë te këtij dokumenti i cili është shumë i rëndësishëm për Komunën e Junikut dhe shpresoj qe pas 60-të ditësh te shqyrtimit publik ky dokument te implementohet.
Gjithashtu edhe znj.Kristina Galezia-Udhëheqëse Teknike e Programit për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor të UNHABITAT-it ,falënderoi Komunën e Junikut për punën qe kanë bërë për Planin Zhvillimor Komunal te Junikut.
Për punën e këtij dokumenti foli edhe z.Sali Shoshi –Drejtor I OJQ-së “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, ku i përshëndeti te pranishmit dhe tha:
Unë kam kënaqësinë qe marrë pjesë ne PZHK-në ne Junik,dhe unë mendoj që është një dokument i rëndësishëm,pra mund te them si një Kushtetutë e re e Komunës se Junikut.
Prezantimin e Planit Zhvillimor Komunal e beri znj.Ferdane Tofaj- projekt menaxhere e PZHK-së.
Fjalën përmbyllëse e beri drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm Kadastër dhe Ambient z.Faik Tofaj ku i përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh :
Sot Komuna e Junikut po i ofron Komunës dokumentin me të rëndësishëm,dhe gjithashtu i falënderoi te gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij Projekti Madhorë .
Ne fund me paraqitjen e ekipit qe kishte punuar ne ketë dokument te rëndësishëm dhe drekës tradicionale te përgatitur nga OJQ “Rrënja” u be hapja e diskutimit publik te Planit Zhvillimor Komunal ne periudhën kohore prej 60-të ditësh.
Plani Zhvillimor Komunal do të jetë i ekspozuar ne Sallën e Kuvendit Komunal te Junikut
Dhe ne adresën elektronike : https://junik.rks-gov.net/Special-pages/draft.aspx
Më 15 Tetor 2010 në restorantin “Oda e Junikut” u mbajte hapja e shqyrtimit publik për draft-planin zhvillimor Komunal te Junikut.
Të pranishëm ishin:
Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi , Këshilltari i Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Hysnia Beshkoviq , znj.Krystina Galezia –Udheheqese Teknike e Programit për Mbështetjen e Komunave ne Planifikim Hapësinor te UN-HABITAT,z.Anders Berlin –Përfaqësues nga Sida, Sali Shoshi –Drejtor i OJQ “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”e shumë te tjerë.
Vizito Galerinë