Këshilltari i lartë teknik në MBPZHR, Gregory Vaut u njoftua nga Kryetari Kuçi për të gjitha çështjet jetike për Junikun, të realizuara deri më tani. Po ashtu Kuçi foli edhe për potencialet turistike pjesë e kësaj industrie është edhe bujqësia e blegtoria në këtë zonë. Kuçi njoftoj të pranishmit për rëndësinë që i ka dhënë Qeveria Komunale sektorit të Bujqësisë në Junik.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Shefi i Sektorit të Shërbimeve Këshillimore,
Shaban Dreshaj dhe Këshilltari Belul Beluli. Kryetari i Komunës së Junikut u takua sot me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të diskutuar rreth programit të kësaj ministrie për hapjen e një qendre informuese këshilluese për bujqësi. Ky program planifikohet të realizohet në të gjitha komunat e Kosovës. I pari i Junikut z. Agron Kuçi u dakordua rreth hapjes së kësaj qendre informative e këshilluese për bujqit junikas.