Duke falënderuar për bashkëpunim ,kryetari i komunës z.Agron Kuçi premtoj se ky është vetëm fillimi i investimeve në burimet njerëzore .Sepse e ardhmja varet nga ju duke u drejtuar nga nxënësit te cilët ishin shumë të lumtur pasi ne shkollën ku ata vijojnë mësimet tash është bere me amfiteatër ,fusha futbolli,hendbolli dhe basketbolli gjithashtu edhe shëtitorja dhe pushimoret.
Ky investim kapital kap vlerën rreth 72.000.00 euro .
Falë komunës së Junikut dhe UNHABITAT-it si dhe duke ju falënderuar sida-s suedeze,Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” sot përuroji oborrin dhe fushat sportive të cilat i përkasin një infrastrukture bashkëkohore.