Grantet kanë për qëllim financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mikro me pajisje – mjete të punës apo ndonjë trajnimi të specializuar që zhvillon biznesin dhe gjeneron punësim.
Në këtë cikël vetëm bizneset nga komunat e cekura me lartë kanë të drejtë aplikimi për grante, aplikacionet nga komunat tjera nuk do të pranohen.
Shuma e grantit të ofruar
Projekti mund të ofrojë grante deri në 10,000 € ndërsa kontributi personal duhet të jetë së paku 20% e kostos së përgjithshme të projektit. Shuma e grantit që aprovohet nga CDF do të varet nga nevoja për investim. Grantet shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve dhe nuk jepen në formën e parave të gatshme.
Si të aplikoni?
1) Merrni aplikacionin nga ueb – faqja e CDF-së në internet www.kcdf.org
2) Lexoni me kujdes kriteret për marrjen e grantit – merret në ueb – faqe;
3) Plotësoni formularët sipas kërkesës dhe kritereve për marrjen e grantit;
4) Dorëzoni aplikacionin në zyret e CDF-së në Prishtinë në adresën; Rr. Sejdi Kryeziu Nr 16, qyteza Pejton më së largu deri më 12 korrik, 2013 në ora 15:00
NUK pranohen telefonata gjatë fazës së aplikimit. Kërkesat për informata shtesë lidhur me kriteret dhe metodat e aplikimit mund t’i dërgoni me shkrim vetëm përmes e-mail-it grante@kcdf.org
CDF (Community Development Fund), është fondacion i pavarur që është duke zbatuar projektin “Gjithë – Përfshirje Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal” donacion nga Banka Botërore.
Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe mikro.
Me qëllim të përkrahjes së këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe mikro, CDF fton të gjithë ata që kanë biznese ekzistuese dhe ata që kanë ide për hapjen e ndonjë biznesi të ri në Komunat: Prizren, Pejë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Skenderaj, Junik, Gllogoc dhe Mamushë që të aplikojnë për grante në fushën e zhvillimit ekonomik.