Klasa pesta – një në shkollën fillore në Junik ka fituar këtë projekt me vlerë 500 euro dhe ka rregulluar një pjesë të oborrit të shkollës së tyre. Projekti ka filluar muaj më parë dhe sot u finalizua në praninë e përfaqësuesve të Minsitrisë së Arsimit, Zyrtarëve Komunal të Junikut si dhe stafit të Shkollës Fillore “Edmond Hoxha”.
Ky projekt zhvillohet për katë vite me radh, ku për tre vite është udhëhequr nga Fakulteti Pedagogjik i Cyrih-ut, KEC(Qendra për Arsim të Kosovës) dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa tash tash udhëhiqet nga SDC-Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit.
Pjesë e këtij projekti janë të gjitha klasët e 5-ta të të gjitha Shkollave Fillore të Republikës së Kosovës me mbi 18 mijë klasë të pesta, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Kemal Berisha.
Z. Berisha për realizimin e projektit është ndar i kënaqur me punën e bërë në këtë shkollë. Koordinator i Qendres Didaktike në Pejë,z. Kemal Berisha tha se projekti është finalizuar me sukses dhe shpreson në mirëmbajtjen e kësaj pjese të rregulluar të oborrit.
Berisha tha poashtu se ky projekt do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme dhe sipas tij, ai beson shumë që Juniku do jetë përsëri pjesëmarrës në këtë garë që do të fillojë nga shtatori i këtij viti.
Ndërsa mësuesja e klasës pesta – një Sofe Hoxha Gaxherri, tha se për tre muaj me radhë është punuar në këtë projekt me nxënësit dhe për dy javë është kryer puna teknike në këtë pjesë të oborrit të shkollës fillore “Edmond Hoxha”. Mësuesja po ashtu falënderoi drejtorin e shkollës dhe një punëtor teknik i cili kishte kontribuar shumë në finalizimin e projektit.
Sot u finalizua projekti shkollor “Kosovovizion Kontest “ nga nxënësit e klasës së
pestë të Shkollës Fillore “Edmond Hoxha” në Junik.Ditë më parë nxënësit e klasave
të pestë në tërë Kosovë kanë hyrë në garë me punimet e tyre, në vizatim dhe shkrime
për vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës.