Punimet rreth rikosntruimit të kanalit në lagjen Gacafer kanë filluar dhe që nga penda në këtë lagjen e deri tek shkolla fillore, do të rregullohet ky kanal i cili ka gjatësi 1200metra, ku do të përfshij 700 hektarë tokë për ujitje. Kostoja e këtij çmimi arrin në 74,105.00 euro dhe me 61,008.60 euro financohet nga CDF-i dhe 13,096.40 euro nga Komuna e Junikut.