Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, Kryetari Kuçi tha se është filluar një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët Junikas, ngase me realizimin e këtij projekti zhvillimor, qytetarët do të kenë mundësi që të bëjnë grumbullimin dhe dorëzimin e frutave të malit si dhe do të kenë mundësi punësimi .
Projekti në fjalë, parashihet të realizohet brenda 18 muajve. Objekti është duke u ndërtuar në Lagjen Pepsh.
Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, kanë përuruar fillimin e punimeve në ndërtimin e bazës së objektit për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian dhe i realizuar nga Komuna e Junikut, në partneritet me OJQ CELIM Milano.