Projekti për rregullim të brendshëm të kullës është punuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me zyrtarët e IOM-it ku është konkuruar në programin “Kosova e Bukur” dhe kanë fituar donacion prej 70 mijë eurove. Projekti “ Kosova e Bukur” njëherit ka për qëllim edhe zbutjen e papunësisë, gjë e cila po arrihet dita-ditës me projektet si ky i fundit me kullën. Vlen të theksohet se ky projekt ka punësuar 26 qytetarë junikas të cilët janë në kushte të vështira ekonomike. Në kuadër të programit “Kosova e Bukur” do të ketë edhe projekte të tjera për Junikun.
Ndryshe kulla e Muhamet Hoxhës do të jetë për 20 vite në dispozicion të Komunës ku edhe do të shfrytëzohet si Bibliotekë Komunale për të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut, poashtu kjo kullë mban dyert e hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe turistët ndërkombëtarë.
Sot filloi restaurimi i brendshëm i kullës së “Hoxhajve” e dëmtuar në luftën e fundit
në Kosovë. Kjo kullë restaurohet me ndihmën Komisionit Evropian, udhëheqës i punimeve është organizata IOM me programin “Kosova e Bukur” dhe Komuna e Junikut është mbikqyrës i punimeve.