Të pranishëm në këtë trajnim ishin shba. “Pashtriku” nga Gjakova, “Gjeravica” nga Peja, OJQ “ Qërrshiza”, “ Rrënja” nga Juniku, OJQ “Agimi” nga Deçani si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuarnë fushën e bjeshkatarisë dhe turizmit, dhe zyrtarë komunal nga Juniku. Ky trajnim është pjesë e Projektit për Zhvillim të Turizmit “Shihemi n’Dukagjin” që është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Ky projekt zbatohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) në bashkëpunim me Komunat Pejë, Deçan dhe Junik.
Shoqata bjeshkatare” Rrasa e Zogut”
në bashkëpunim me CHwB,
organizon Trajnimin per Bjeshkatari,
i cili mbahet ne Qendrën Rinore në Junik,
i cili filloj sot dhe do të zgjasë pesë ditë.
Në këtë trajnim do të ligjerohet për temat GIS,GPS,Orientimi,
Shenjëzimi i shtigjeve,Ndihma e pare, Siguria,Mbijetesa,
Ciceroni – Udhërrëfyesi,
dita e fundit do të realizohet në bjeshkë
ku edhe do të praktikohen njohuritë
e arritura nga ky trajnim.