Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi tha se përveç zbutjes së papunësisë ky projekt është me rëndësi jetike, duke pasur parasysh faktin se kohë më parë Juniku ishte i përfshirë nga vërshimet e këtij lumi.
Rreziqet për një situatë të tillë janë minimale, hapësira për shetitje etj.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Kujtim Dula tha se nga ky projekt përfitojnë personat me ndihme sociale dhe janë të punësuar të paktën për tre muaj.
Projekti për rregullimin e shtratit të lumit "Erenik", në fazen e parë të punimeve është financuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Junik-ut.
Sot në Junik ka filluar faza e dytë e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit "Erenik".
Ky projekt gjegjësisht faza e dytë financohet nga
Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale,
dhe kap shumën 125 mijë euro
ndërsa, pjesa tjetër financiare
është dhënë nga buxheti komunal.
Realizimi i këtij projekti përveç qellimit të ndërtimit dhe rregullimit të shtratit të lumit, poashtu ndimon në zbutjen e
papunësisë për disa familje me asistencë sociale.
Rreth 40 junikas do të punojnë në
këtë fazë e cila dotë përfundojë edhe
300 m të shtratit të lumit.