Vlen të theksohet se GPK-ja ka identifikuar si prioritet përmirësimin e shërbimeve publike, gjegjësisht menaxhimin më të mirë të mbeturinave në komunë. Në këtë takim u prezantuan hapat të cilët duhet të ndërmirren për finalizimin e PVPSH-së, si dhe metodologjia përmes së cilës anëtarët e GPK-së do të bëjnë identifikimin e problemeve të caktuara lidhur grumbullimin e mbeturinave.
Grupi punues komunal (GPK) i formuar me vendim të Kryetarit të Komunës Agron Kuçi, mbajti takimin e parë punues për hartimin e Planit Veprues për Përmirësimin e Shërbimeve (PVPSH). Ky takim u mbajt me ndihmen e USAID-it përmes programit Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI).