Rruga që po asfaltohet është rreth një kilometër dhe
është financuar nga Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal.Punëkryes i këtij projekti është
JOOS Krasniqi – Bazë, ndërsa qytetarët e kësaj
lagjeje janë ndarë të kënaqur me punën e deritanishme.
Kjo rrugë shfrytëzohet nga 750 banorë junikas.
Për herë të parë shtrohet rruga në asfalt në lagjen Çok, punimet kanë filluar me 15 Gusht të këtij viti, ndërsa asfalitimi finalizohet në fund të kësaj jave.