Ndërkohë, me kërkesë të Kryetarit Kuçi, të premten ishin të pranishëm një ekip ekspertësh nga KEK-u, ku u diskutua për pavarësimin e rrjetit elektrik të Junikut.
Delegacioni kryesohej nga Drejtori i Shpërndarjes së Rrjetit Elektrik, Z. Avni Alidemaj dhe disa ekspertë të tjerë të cilët mbështetën fuqishëm kërkesën e të parit të vendit.
Sot ka filluar incizimi i terenit për vendosjen e rrjetit të ri elektrik në Junik dhe rezulton me furnizim më të mirë, meqë 95% e qytetarëve janë pagues të rregullt të energjisë elektrike. Nga ky fakt Kryetari i Komunës së Junikut, Z. Agron Kuçi ka kërkuar nga institucionet përkatëse që qytetarëve të tij t`u mundësoj rrjet të veçantë për furnizim me rrymë.