Grupi që janë të perfshirë në këtë aktivitet jane nxenesit shkollor te moshes nga 12-14 vjeqare,gjitashtu janë të përfshir edhe nje numer i mesuesve qe do te punojnë më këtë proces mesimor ,po ashtu janë nje numer i pronarëve privat të pyjeve që janë të perfshirë ne mesimin ne natyrë dhe do te perdorin kete pervojë për të punuar më femijet e familjeve të tyre.
Ky aktivitet do te perfshijë ikurajimin e gjeneratës se re per te zhvilluar interesim per sektorin e pylltarisë.
Roli i SNV-s ne kete projekt është koordinimi i aktiviteteve ne komunen e Junikut dhe pergaditja e materialeve edukuese në raport me tema te caktuara për pylltari.Lenda kryesore qe do te prezantohet ne kete projekt do te jetë në lidhje me perdorimin e pyjeve ,hartave dhe karakteristikat e hartave ,inventarizimi i pyjeve perme observimit dhe mesimit per jeten e pyjeve dhe bio-diversiteti.
Ky aktivitet i implementuar do te perforcojë objektivat e organizatës në raport me rritjen e vetdijes tek të rinjtë per tu bere pronarë të ardhshem të pyjeve familjare ku permes procesit te mesimit nxenesit shkollorë do të kuptojnë më shumë për konceptin e menaxhimit shumë perdorues të resurseve te pyjeve dhe rendesinë që pronaret privat të menagjojnë këto resurse.
Gjithashtu në këtë projekt do te jete i perfshirë një aktivitet qe do te jetë në form kampingu dy ditor dhe do të mbahet ne Zharre.Numri i pjesmarresve do te jetë rreth 40 nxenës,ekspert,3 shoqatat ,drejtorët e shkollave ,USAID,SNV-ja..ky aktiveitet pritet të fillojnë në muajin gusht.
Këto ditë ka filluar projekti i inicuar nga nga tri i shoqatat :
SHFPP”Mali”-Suharek
SHPPP”Gjeravica”-Junik
SHPP “Finch”-Prizren.
Ky projekt është i financuar nga USAID-i dhe i perkrahur nga Organizata Holandeze per Zhvillim ( SNV-ja) ka filluar keto dite implementimin edhe ne komunën e Junikut dhe motoja e ketij projekti është “Edukimi i femijëve të pronarëve në menagjimin e pyjeve të Kosovës bazuar ne traditat e gjyshërve Pylli im”.