Sipas tij Juniku ka nevojë për një zhvillim te vazhdueshëm ,dhe e meriton qe ta ndihmojmë ne fusha te ndryshme dhe me projekte te ndryshme,sepse Juniku për 5 vjet te themelimit te saj si komune është treguar e suksesshme.
Ndërsa kryetari i Komunës se Junikut z. Agron Kuqi i falënderoi KFOR-in Italian për ndihmën e dhënë sot ,dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e kemi nga KFOR-i Italian,duke besuar në mbështetjen e CIMIC-it me projekte në të ardhmen.
Gjithashtu ndihëm e dhënë e konsideron një kontribut te madh për mbrojtjen e pyjeve sepse Juniku ka nevojë për një mirëmbajtje te mirë te këtyre pyjeve qe gjenden me te madhe ne territorin tone.
Kryetari i Komunës se Junikut z.Agron Kuçi priti në një takim KFOR-in Italian .
Nëpërmjet CIMIC-it ,KFOR-i Italian e ndihmon komunën e Junikut me një ndihmë afro 10.000 euro pajisje dhe vegla pune për shërbimin e mbrojtjes se pyjeve.
Nënkoloneli Italian Di Marco është deklaruar se do ta ndihmojmë Komunën e Junikut edhe me donacione dhe projekte tjera në të ardhmen si në fushën e zhvillimit të bujqësisë,blegtorisë dhe turizmit.