Komuna e Junikut ka vetëm një autokombajne,mirëpo fale ndihmës qe na u ka afruar nga Komunat fqinje(Gjakova dhe Deçani),dhe fale motit te bukure qe ka mbretëruare dhe angazhimit te shtabit komunal ,fushata e korrje shirjeve deri me datën 17.07.2011,janë korrur mbi 90% te sipërfaqeve te cilat kane qene te mbjellura me drithëra të bardh.
Sipërfaqja e mbjellur ka q enë mbi 130ha,nga kjo sipërfaqe mbi 30% i ka vetëm një fermer,rendimenti ne ketë vitë është i kënaqeshëm në krahasim me dy vitet e kaluare,në një sipërfaqe prej 0.50 ha rendimenti ka qenë 3200kg,rendimenti mesatar në këtë vit ka qenë 4000-4500kg/ha.
Të gjithë auto kombajneret ju kane përmbajture kritereve që i ka propozuar MBPZHR.
Fushata e korrje -shirjeve ne Komunën e Junikut ka filluare me datën:14.07.2011.
Komuna e Junikut me kohe i ka bere para përgatitjet për fushatën e korrje shirjeve,dhe komuna ka formuar komisionin komunal për mbarëvajtjen e fushatës se korrje shirjeve brenda territorit te vet,dhe komisioni ka ber kontakte me auto kombajneret për kriteret dhe masat qe duhet tu përmbahen ata gjatë fushatës se korrje- shirjeve.