Grupi i pjesëmarrësve nga Komuna e Junikut ishte i përberë nga zyrtaret komunal dhe këshilltaret e kuvendit te cilët ndjekjen Akademinë ne periudhën prej shtat muajsh duke përfunduar me sukses pesë modulet ne te cilat u shtjelluan çështje te cilat e prekin drejtpërdrejt nivelin lokal.
Eksperienca e marrë gjatë kësaj periudhe nga ekspertet vendas dhe evropian si dhe vizitat studimore ne vendet e rajonit do te ndikoj dukshëm ne ngritjen e kapaciteteve ne sferën e qeverisjes lokale.
Trendët e aftësimit të zyrtareve të komunës së Junikut në shumë fusha po ecin me kohën.
Duke falënderuar Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale te udhëhequr nga z.Besnik Tahiri
përfaqësuesit e Komunës se Junikut patën fatin te jenë gjenerata e parë e Akademisë për
Qeverisje Lokale te cilët diplomuan me 23.06.2012.