Kuçi tha se qeveria komunle është në drejtim të krijimit të një administrate funksionale, me çrast ai theksoi se po bëhen përpjekje që të respektohet barazia gjinore. Falë këtij angazhimi, në administratën e kësaj komune ka numër të konsiderueshëm të grave të punësuara ku rreth 50 për qind e sektorëve i udhëheqin gratë.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Teuta Sahatqija foli për përkushtimin e GGD-së që gratë në asambletë komunale, pastaj në forumet e partive politike, si dhe shoqërinë civile të kenë rol më të fuqishëm në politikat lokale dhe qendrore. Sahatqija kërkoj nga Kryetari Kuçi që në të ardhmen të ketë edhe më shumë gra në pozitat vendimmarrëse, me ç`rast ky i fundit premtoi për një gjë të tillë.
Ndërsa Deputetja Flora Brovina përgëzoi Kryetarin për punën e deritanishme si dhe rolin dhe fuqizimin e gruas në këtë zonë. Sipas depuetetes Brovina zhvillimi i turizmit në Junik do të krijojë edhe biznese të reja për femrat duke i fuqizuar ato ku ndikimi i tyre në demokratizimin e marrëdhënieve në të gjitha nivelet do të jetë I suksesshëm.
Dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi përgëzoi kryetarin për iniciativat për zhvillimin e turizmit dhe punën e deritanishme plot energji dhe vizion.
Në këtë takim ishin edhe deputetja Teuta Haxhiu , si dhe Marta Gazideda nga CBF, organizatë kjo që e përkrah Grupin e Gruas Deputete dhe këshilltarja e saj.
Në takim ishin të pranishme edhe këshilltaret e asamblesë komunale, të cilat theksuan se me gjithë një nisme mjaft pozitive sa i përket përfaqësimit të gruas, në këtë aspekt duhet bërë akoma më shumë.
Kryetari I Komunës Agron Kuçi sot priti Grupin e Grave Deputete me kryetare
Teuta Sahaqija dhe anëtaret e bordit Flora Brovina e Donika Kadaj- Bujupi.Kryetari Kuçi informoi deputetet me të arrituart dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Juniku si komunë e re që në vazhdimësi ka nevojë për përkrahje institucionale.