Deputetët e Komisionit Parlamentar për Kufij Administrativ të Kuvendit të Kosovës, si: Z. Pajaziti, S. Ferati, P. Lekaj dhe Xh. Izmaku, kanë vizituar sot Komunën e Junikut. Ata janë pritur nga Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi me bashkëpunëtorë. Kryetari Kuçi pasi iu shprehi mirëseardhje deputetëve, të njëjtit i njoftoi për punët që është duke i realizuar Komuna e Junikut, gjithashtu i informoi edhe me problemet, sfidat dhe nevojat e shumta që Komuna e Junikut po përballet çdo ditë. Deputetët e falënderuan dhe e përgëzuan Kryetarin Kuçi për të arriturat dhe punën e palodhshme. Ata u zotuan se përkrahja për Junikun do të vazhdojë edhe më tutje drejtë realizimit të objektivave dhe projekteve të Komunës.
Pas takimit të përbashkët, Kryetari Kuçi dhe Deputetë e Kuvendit të Kosovës bënë një vizitë Parkut Moronica dhe Qendrës Rajonale të Turizmit.