Njësia për deminim “ODEA”, e cila vepron ne kuadër te Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitoi Komunën e Junikut ku u takua me Kryetarin, Zt. Agron Kuqi. Qëllimi i kësaj vizite ishte që delegacioni i udhëhequr nga Gjeneral Imri Ilazi të njoftohet për situatën dhe gjendjen në territorin e Komunës sonë sa i përket minave dhe mjeteve tjera shpërthyese, të vendosura nga forcat serbe qysh nga lufta e vitit 1999 dhe që ende nuk janë larguar.
Me këtë rast Gjeneral Ilazi i premtoi Kryetarit Kuqi se njësia të cilën ai e udhëheqë, e përkrahur edhe nga njësitet për deminim të KFOR-it, do të bëjë ç’është e mundur që në tri vitet e ardhëshme të pastrojë sa më shumë terren duke e bërë jetën e qytetarëve të Junikut edhe më të sigurtë.
Nga ana e tij, Kryetari Kuqi falënderoi mysafirët për përkrahjen dhe ndihmën që do të japin në pastrimin e fushave të Junikut nga minat, duke ndikuar në rritjen e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve të komunës të cilës ai i prinë, si një ndër obligimet më të rëndësishme të qeverisë lokale.
Njësia për deminim “ODEA” vizitoi Komunën tonë dhe pati takim me Kryetarin e Komunës z. Agron Kuçi