Sipas Z.Pergjoka-j ky projekt humanitar financohet nga Caritasi Europian dhe do të përfshijë të gjitha regjionet. Përfaqësuesi i Caritas Kosova, Junikun e kishte vizituar një muaj më parë kur edhe kishte shpallur gjendje emergjente për shkak të reshurave të pandërprera të borës gjatë muajve të kaluar. 
Caritas Kosova nga Ferizaji për herë të parë ka ndihmuar Junikun sipas z.. Pergjoka-j i cili shpreson në bashkëpunim të më tutjeshëm.
Ky akt human është përshëndetur nga Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi i cili ka falenderuar Caritas Kosova nga Ferizaji për kujdesin e tyre kushtuar familjeve në nëvojë. Njëzet familje skamnore të Junikut të cilat jetojnë në varfëri të skajshme janë ndihmuar sot me pako ushqimore dhe hixhenike. Përfaqësuesi i Caritas Kosova nga Ferizaji, Zef Pergjoka tha se familjet me kushte të rënda ekonomike janë duke u ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike në mënyrë që sado pak të zbusin gjendjen e tyre ekonomike.