Eksperti i Bujqësisë Muzafer Luma, thotë për “Portalin Ferma Ime” se të reshurat e borës gjatë ditëve të fundit nuk mund të bëjnë dëme të mëdha tek kulturat e ndryshme bujqësore. Sipas tij, dëme mund të ketë nëse temperaturat janë nën minus. “Këto reshje nuk dëmtojnë nëse nuk zgjasin shumë dhe nuk bien temperaturat, por nëse bien temperaturat, atëherë kjo lagështi transformohet në kristale të akullit dhe dëmtojnë qelizat bimore. Ndryshe këto reshje u japin një stres të përkohshëm bimëve që duhet një kohë që ato të rimarrin veten. Por në bazë të parashikimeve këto reshje janë kalimtare”, tha ai.
Sipas Lumës, temperaturat dhe lagështia e madhe pengojnë edhe pllenimin, po ashtu lulet mund të bien dhe pastaj lulet e pemëve të mos formojnë frutat. “Nga këto reshje të borës më të rrezikuarat janë pemët të cilat janë në lulesë dhe nëse nuk bien temperaturat në minus dhe nuk zgjatë shumë nuk ka dëme”, thotë Muzafer Luma, i cili është duke ndjekur studimet e Doktoratës për Bujqësi në Universitetin e Tiranës.
Por sipas tij, këto reshje të borës përveç dëmeve, kanë edhe dobi sidomos për drithërat. “Por këto reshje për disa kultura janë edhe shumë të dobishme ngase sigurohet një lagështi e munguar deri tash. Sidomos kur kemi parasysh se jemi në prag të fenofazave të kulturat e ndryshme kur lagështia është e domosdoshme”, tha Luma.
Ndërkaq në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se kushtet klimatike që po mbretërojnë këto ditë dhe që pritet të vazhdojnë gjatë javës nëse shoqërohen me temperatura nën –1 gradë, atëherë pritet të shkaktojnë dëme të mëdha te shumica e kulturave bujqësore.
“Por, edhe në këto kushte ndikimet mund të jenë të ndryshme te kulturat bujqësore dhe mund të ketë edhe efekte anësore, sidomos nëse krijohet ndonjë vërshim i vogël. Rreziku që vije nga kjo borë mund të jetë më i madh tek të gjitha pemët që tash ndodhen në fazën e lulëzimit apo të lidhjes së frutave, mirëpo rrezikohen edhe vreshtat që tashmë janë në fazën e vegjetacionit dhe mund të pësojnë dëme në llastarin prodhues”, ka thënë për portalin “Ferma Ime” zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj.
Sipas tij, ndaj rrezikut janë të ekspozuara edhe disa prej kulturave perimore që janë mbjellë në fushë të hapur. Nëse bien ende temperaturat, shembull patatja, e cila në rrafshin e Dukagjinit ka mbirë, por edhe perimet e mbjella në serra, sidomos trangujt që janë ndër më të ndjeshmit. Ndërkaq, te drithërat ky mot nëse nuk përkeqësohet më shumë nuk shkakton dëme. Sapo të krijohen kushtet në terren, ekipet tona do të dalin dhe do të bëjnë vlerësimin e ndikimit dhe nëse ka pasur dëme edhe evidentimin e tyre”, thekson Behramaj.
Kurse në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), kanë treguar se temperaturat do të vazhdojnë të kenë ngritje graduale. “Reshjet do të vazhdojnë deri të shtunën. Temperaturat do të jenë në rritje për 2 deri në 3 gradë celsius. Meqë nuk pritet të kemi temperatura negative, nën zero, nuk paraqet ndonjë rrezik për kulturat bujqësore”, ka thënë për “Portalin Ferma Ime” Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Bora, e cila ka rënë ditëve të fundit në vend nuk mund t’i dëmtojë kulturat bujqësore, vetëm në rast se vazhdon të bie me intensitet më të madh dhe nëse temperaturat bien nën minus atëherë mund të ndikojë në dëmtimin e disa kulturave pemëtare e perimore. Ekspertët e fushës thonë se dëmi mund të shkaktohet tek pemët, të cilat janë në lulesë derisa mund të ketë dobi për drithërat, sidomos për grurin.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}