Personeli arsimor në komunën e Junikut sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Pubike të Kosovës i është nënshtruar testimit për virusin COVID-19 para fillimit të procesit mësimor, ku sot kanë pranuar rezultatin dhe asnjë nga personeli arsimor të testuar nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Vlenë të theksohet që komuna e Junikut së bashku me akterët lokal që nga shfaqja e pandemisë globale kanë bërë përpjekje maksimale në monitorim dhe ruajtje të shëndetit publik, ku fal disciplinës qytetare dhe bashkëpunimit të mirë me komunitetin derimë tani komuna e Junikut ka menaxhuar mirë situatën epidemiologjike, ku përveq numrit të ulët të rasteve asnjë rast nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor apo në Klinikën Infektive, do të thotë të gjitha rastet janë trajtuar nga dhe në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Junik.
Komuna e Junikut, DKARS dhe Shtabi Emergjent Komunal lusin personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo trasmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:
•MBAJTJEN E MASKËS
•RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe
•PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT
_______________
Komuna Junik