Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell përuruan sallën e Asamblesë Komunale. Enterieri i kësaj salle është financuar nga USAID-i dhe Komuna e Junikut.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale, Sinan Gacaferi tha se “ceremonia e sotme me rastin e inagurimit të sallës së Kuvendit Komunal është rezultat i angazhimit të përbashkët të Kuvendit Komunal, pozitë- opozitë, Qeverisë Lokale si dhe partneritet të shkëlqyer me USAID-in amerikan, programin Inicativa për Komunat Demokratike dhe Efektive( DEMI). Në saje të këtij angazhimi të përbashkët kemi arritur të rangohemi në vendin e parë në nivel të Komunave të Republikës së Kosovës, si komunë më transparente në vendimmarrje. Falë këtij shpërblimi sot salla e Kuvendit Komunal ka pamje krejtësisht të re tamam paralamenetare. Andaj jam i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.”
Ndërkohë, Krytari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi përveç mirënjohjes që ka shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjegjësisht USAID-it, Kryetari Kuçi ka falenderuar Ambasadorin Dell për kohën e tij të çmuar të cilën e kaloi në Junik. Kryetari Kuçi sa i përket inagurimit të sallës është shprehur ” ndërtimi i kësaj salle krijon një ambient të përshtatshëm për funksionimin e plotë dhe të mirëfilltë të asamblesë komunale si dhe do të jetë një ambient i bukur dhe komod për mbajtjen e takimeve dhe tubimeve me qytetarët e komunës së Junikut. Duhet të theksohet se donacioni i dhënë nga USAID-i, për rregullimin e kësaj salle është dhënë si shpërblim për punën e mirë që ka bërë Asambleja Komunale gjatë vitit 2010 në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënjes para qytetarëve dhe kyçjen e publikut në proceset vendimmarrëse. Bashkëpunimi i komunës sonë me USAID-in ka një traditë të gjatë dhe të suksesshme, nuk është ky i vetmi projekt, USAID-i ka ndihmuar komunen tonë edhe me projekte të tjera”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell theksoi se “nuk është vetëm sallë e bukur por edhe shenjë e demokracisë, arsyeja e ndertimit të kësaj salle është që qytetarët e Junikut në këtë sallë kanë vend të vijnë të takohen, të bisedojnë dhe të shprehin mendimet e tyre përfaqësuesve të tyre të cilët i kanë zgjedhur.” Më tutje Ambasadori shtoi, “qytetarët e Junikut duhet të përfshihen në vendim-marrje, ju keni luftuar për tu ulur këtu, për t`i zgjedhur përfaqësuesit tuaj. Kjo ndërtësë nuk është asgjë tjetër përveç se një mjet tjetër për të promovuar dicka që ne e quajmë TRANSPARENCË, por ajo cka ndodh brenda kësaj ndërtese mbetet transparente vetëm nëse ju qytetarët jeni aty duke shikuar çka po ndodh”. Sipas Ambasadorit Dell, ankesa më e madhe në Kosovë dhe në çdo vend të botës është problem transparencës dhe korrupicionit. Një mjet për ta tejkaluar këtë është duke vëzhguar dhe duke kërkuar së cfarë po bëhet, cfarë po ndodh”
Ambasadori Dell së bashku me Kryetrin Kuçi dhe nxënësit e shkollës fillore “Edmond Hoxha” kanë mbjellur gështënja në vendin e quajtur Qafa e Jasiqit, gjithësej janë mbjellur 40 gështënja.
Donacioni i fituar nga USAID-i për paisjen e sallës së asamblesë me enterier është fituar në qershor të këtij viti, 25 mijë dollar janë investuar nga USAID-i dhe 20 mijë euro nga Komuna e Junikut.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell përuruan sallën e Asamblesë Komunale. Enterieri i kësaj salle është financuar nga USAID-i dhe Komuna e Junikut.