Të dhënat personale
Data e lindjes: 11 mars 1956
Vendi i lindjes: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Makineri
Gjuhë të huaja: Serbisht
Sektorët në kuadër të drejtorisë
Në kuadër të kësaj drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim:
- Sektori për Urbanizëm
- Sektori për Kadastër
- Sektori për Mjedis
Funksionet e drejtorisë
- Zbaton ligjet dhe vendimet tjera të aplikueshme nga fushëveprimi i planifikimit urban.
- Organizon dhe koordinon punët në fushën e planifikimit urban dhe rural.
- Përgatit dhe harton aktet e përgjithshme normative të planifikimit urban dhe rural.
- Bashkëpunon me organet tjera të Komunës gjatë përgatitjes dhe hartimit të planeve hapësinore, urbanistike, planeve rregulluese dhe planeve tjera.
- Bën planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës, përkatësisht cakton kushtet për rregullimin e hapësirës.
- Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe zbaton kushtet urbanistike për realizimin e planit hapësinor, planit urbanistik, planit rregullues, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit.
- Lëshon leje ndërtimi, përdorimi dhe shfrytëzimi.
- Cakton komisione për mbikëqyrjen e objekteve.
- Jep pëlqime për rregullimin e infrastrukturës komunale.
- Harton plane për vendosjen dhe ndërtimin e objekteve të përkohshme, në përputhje me ligjin, dhe mban evidencën e tyre.
- Përgatit dhe harton rregullore, projekt-vendime, vendime, propozime dhe këshilla profesionale për organet e Kuvendit të Komunës.
- Lidh kontrata me shfrytëzuesit e përkohshëm të tokës ndërtimore, pronë e Komunës.
- Jep të dhëna mbi madhësinë dhe destinimin e ngastrës së caktuar ndërtimore ose kompleksit të saj, si dhe karakteristikat ndërtimore.
Sektori për Kadastër
Sektori për Kadastër kryen punë profesionale dhe shërbime për subjekte të ndryshme:
- Mban evidencën për emërtimin e vendbanimeve, rrugëve, shesheve, si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive.
- Është përgjegjës për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, sigurimin e hartave ORTO FOTO dhe rikonstruktimin e informatave kadastrale në sistemin informativ mbi tokën dhe pronën.
- Kryen vlerësimin e pronës sipas kritereve, standardeve dhe rregulloreve në fuqi.
- Përmirëson transferin e tokës, menaxhimin e tokës shtetërore dhe efikasitetin në taksimin e tokave.
- Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese.
- Kryen digjitalizimin e pikave poligonale dhe trigonometrike, si dhe vektorizimin e planeve të skanuara.
- Azhurnon pjesën grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja, si dhe bën transformimin me parametrat përkatës.
- Kryen ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet e eksproprijimit, si dhe procedurat përkatëse.
- Kryen inspektimin e sipërfaqeve të ndërtesave dhe përpunimin e skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa.
- Regjistron pronën e paluajtshme dhe regjistrin e tokës komunale.
- Kryen procedura rreth transaksioneve të pronës shoqërore, si dhe procedura të blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën.
- Shqyrton dhe kryen procedurat administrative për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm.
- Mbron pronën komunale nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje.
- Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së paluajtshme.
- Kryen procedurat rreth dhënies së tokës për ndërtim.
- Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të tyre.
- Udhëheq kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet tjera të Komunës.
- Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh.
Sektori për Mbrojtje të Mjedisit
Sektori për Mbrojtje të Mjedisit kryen punë profesionale dhe shërbime për subjekte të ndryshme:
- Përgatit rregullore lokale për kontrollin e mbeturinave dhe hedhurinave brenda territorit të Komunës.
- Harton politika vjetore turistike dhe propozon masa për nxitjen e sektorit privat në arritjen e synimeve të zhvillimit të turizmit.
- Nxit zhvillimin e veprimtarisë turistike.
- Siguron mbështetje për zhvillimin e projekteve në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit.
- Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, ngritjen e sipërfaqeve të gjelbra, mbrojtjen e atyre ekzistuese dhe vetëdijesimin e popullatës.
- Nxit investimet në fushën e ambientit.