Kompetencat e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspeksion
Përcakton dhe mbikëqyr ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin dhe përpunimin e ujërave të zeza.
Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore, si dhe pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe rrugëve lokale.
Organizon mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik.
Organizon sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave të gjelbëruara, hapësirave publike dhe varrezave.
Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqime për transportin publik të udhëtarëve dhe mallrave, në bashkëpunim me kompanitë publike dhe operatorët ekonomikë.
Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve.
Bën menaxhimin e shërbimit “Merimanga” dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara.
Bashkëpunon me Policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë, veçanërisht afër shkollave dhe institucioneve parashkollore.
Bën sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin brenda territorit të Komunës.
Bën mbylljen e rrugëve për raste të veçanta si festa shtetërore, punë publike dhe raste të ngjashme.
Bashkëpunon me kompanitë shërbyese për çmimet e ujit, kyçjet, ndërhyrjet teknike dhe orarin e reduktimeve.
Bën furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervuarë të veçantë.
Jep leje për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese, parkingjeve dhe hapësirave tjera publike.
Ofron shërbim kujdestarie për eliminimin e qenve endacakë.
Mbikëqyr realizimin e punëve për rregullimin e gjelbërimit dhe shqyrton kërkesat e ndryshme.
Është përgjegjëse për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve hoteliere, foltoreve publike dhe pajisjeve lëvizëse tregtare.
Është përgjegjëse për ndriçimin publik, tabelat reklamuese dhe reklamat ndriçuese.
Merr pjesë në komisionet për pranimin teknik të punëve të kryera në ndriçimin publik dhe sinjalizim.
Bën menaxhimin, kontrollimin dhe pastrimin e të gjitha shesheve që i përkasin komunës.
Ofron raporte vjetore për MAPL lidhur me gjatësinë, llojin dhe kushtet e rrugëve lokale.
Konsultohet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin ose ndryshimin e rrugëve ndërkomunale që ndikojnë në komunë.
Është kompetente për lëshimin e lejeve për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë).
Ushtron kompetenca tjera të përcaktuara me ligj, Statut dhe aktet nënligjore.
Bën vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe harton plane mbrojtëse në pajtim me ligjin.