Kompetencat e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Harton strategjinë për kujdesin parësor shëndetësor, që përfshin promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor dhe imunizimin.
Siguron diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor, përfshirë ndërhyrjet e vogla kirurgjike, promovimin e shëndetit oral dhe kujdesin themelor stomatologjik.
Ofron kujdes shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi.
Siguron cilësinë e ushqimit dhe të ujit.
Siguron ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës sipas standardeve të ministrisë përkatëse.
Kryen shërbime sociale dhe familjare përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ose përmes financimit dhe mbështetjes materiale për organizatat joqeveritare.
Vlerëson nevojat lokale dhe vendos objektivat lokale për kujdesin parësor shëndetësor.
Zhvillon buxhetin bazuar në nevojat lokale dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vendos dhe mbledh bashkë-pagesat, si dhe liron kategoritë e caktuara brenda kornizës së përcaktuar nga MSH-ja.
Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Raporton për arritjen e objektivave të përcaktuara nga Kryetari dhe Kuvendi i Komunës.
Zhvillon, monitoron dhe zbaton rregulloret në fuqi.
Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja.
Ka të drejtë të posedojë, zhvillojë dhe përdorë pronën për sigurimin e strehimit social të personave brenda territorit të komunës.
Monitoron dhe bashkëpunon me QPS-në rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës.
Bashkëpunon me MSH-në për mbrojtjen e kategorive të rrezikuara të fëmijëve dhe kategorive tjera përmes QPS-së në nivel lokal.
Ushtron kompetenca dhe përgjegjësi tjera që dalin nga ligjet, Statuti i Komunës dhe aktet nënligjore.
Veprimtari shtesë të drejtorisë
Mbikëqyr situatën epidemiologjike në nivel komunal.
Mbledh dhe analizon informata në nivel lokal.
Përcakton prioritetet lokale dhe objektivat në bazë të informatave dhe strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor.
Shfrytëzon të dhënat e nivelit të qarkut dhe Kosovës për analizimin e cilësisë së shërbimeve dhe përdorimin efektiv të burimeve.
Merr masa për mbrojtje shëndetësore lidhur me ujin e sigurt, higjienën, ushqimin e sigurt dhe aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit.
Koordinon dhe mbikëqyr punën e QMF-së.
Ndërmerr fushata sensibilizuese me organizata qeveritare dhe joqeveritare dhe harton marrëveshje bashkëpunimi.
Raporton lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe të arriturat komunale në këtë fushë.
Propozon lirime nga pagesat e shërbimeve ndaj qytetarëve në pajtim me kriteret ligjore.
Merr hapa për identifikimin e natyrës dhe përmasave të nevojës për shërbime sociale dhe familjare.
Përgatit plane vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare.
Mban shënime statistikore për shërbimet sociale.
Koordinon dhe mbikëqyr punën e Qendrës për Punë Sociale.
Përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët.
Regjistron dhe licencon qendrat për përkujdesje dhe punësim.