Të dhënat personale
Data e lindjes: —–
Vendi i lindjes: —–
Shkollimi:—-
Drejtimi: —–
Gjuhë të huaja: —-
Kompetencat e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim
Sektori për Zhvillim Strategjik dhe Turizëm
- Harton plane për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës.
- Harton plane për shfrytëzimin e burimeve ekonomike brenda Komunës.
- Krijon kushte të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
- Harton planin strategjik të zhvillimit të turizmit, në harmoni me planin global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës.
- Në harmoni me Ligjin për Veprimtaritë Hoteliere dhe Turistike, bën promovimin e turizmit brenda territorit të Komunës.
- Kryen edhe punë tjera nga kompetenca e Komunës në fushën e zhvillimit ekonomik.
- Koordinon aktivitetet për implementimin e Planit Zhvillimor Komunal.
- Implementon strategjinë për zhvillim ekonomik lokal në bashkëpunim me sektorët tjerë të Komunës, grupet e biznesit dhe grupet tjera të interesit.
- Harton plane për zhvillime sektoriale në turizëm dhe trashëgimi kulturore.
- Përgatit materiale promovuese për marketing, me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe turistëve.
- Azhurnon bazën e të dhënave me projektet zhvillimore sipas afateve të implementimit dhe prioriteteve.
- Ofron konsulencë për lehtësimin e kushteve të afarizmit për NVM-të.
- Krijon bazën e të dhënave mbi numrin, llojin dhe lokacionin e bizneseve në territorin e Junikut.
- Përgatit vendime për caktimin e taksës vjetore për biznese sipas llojit dhe përcjell inkasimin e obligimeve.
- Përgatit raporte dhe informata për drejtorin, organet komunale dhe ministritë e linjës.
Sektori për Bujqësi dhe Pylltari
- Koordinon punët me sektorët e drejtorisë.
- Organizon takime me karakter informues dhe këshillues me fermerët.
- Krijon bazën e të dhënave për sipërfaqen e tokës sipas bonitetit dhe kulturave bujqësore.
- Ofron ndihmë profesionale në aplikimet e fermerëve për donacione të ndryshme.
- Përpilon raportin e punës me të arriturat dhe sfidat.
- Azhurnon bazën e të dhënave për blegtorët (numrin dhe llojin e kafshëve).
- Krijon planin e veprimit për sektorin e pylltarisë në përputhje me planin strategjik kombëtar.
- Koordinon aktivitetet dhe evidenton veprimet e zyrtarëve të pylltarisë.
- Koordinon aktivitetet në mbrojtjen e pyjeve me stacionin policor në Junik dhe me APK-në.
- Raporton në baza periodike dhe sipas nevojës lidhur me ecurinë e aktiviteteve.
- Njofton drejtorin dhe Kryetarin për situatën në pylltari dhe propozon masa konkrete.
- Koordinon punët me APK-në dhe komunat Deçan dhe Gjakovë për mbrojtjen e pyjeve.
- Organizon kryerjen e damkimit të trungjeve sipas kërkesave të pronarëve të pyjeve private.
- Kontrollon operatorët e caktuar për prerje nëse i përmbahen lejes së lëshuar.
- Konfiskon masën drusore të prerë në mënyrë ilegale pa dokumente përcjellëse.
- Ngrit dhe udhëheq procedurat ndaj prerësve ilegalë të masës drusore.
- Propozon plane për pastrimin e ngastrave pyjore dhe ripyllëzimin e tyre.