Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës.
Harton planin dinamik të realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë.
Planifikon pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme.
Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit.
Mbikëqyr procedurat dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore.
Pranon raportet mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e Prokurimit.
Përgatit raporte buxhetore sipas nevojës.
Harton projekt-rregullore komunale për çështje financiare.
Udhëheq çështjet financiare të Komunës.
Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare.
Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.
Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit.
Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit për organet komunale.
Planifikon dhe përcakton obligimet, në bazë të rregulloreve komunale, të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifat nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
Planifikon të hyrat vetanake të Komunës.
Evidenton të gjitha të hyrat tjera.
Struktura organizative
Drejtoria për Buxhet dhe Financa operon me dhjetë punëtorë, të ndarë në këta sektorë: