Këshilli i Drejtorëve përbëhet nga drejtorët e emëruar nga Kryetari i Komunës. 57.2 Secili anëtar i Këshillit të Drejtorëve:
I raporton rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësinë e tij;
Ndihmon Kryetarin, Kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;
Zbaton të gjitha rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për drejtorinë e tij; e) Është përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorive;
Përgatit dhe prezanton planet periodike të zhvillimit në sferën e tyre të përgjegjësisë dhe përcjelljen e këtyre planeve;
Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e vet të përgjegjësisë; h) Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve përkatëse;
Siguron se do të ofrojë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në përgjegjësinë e tij;
Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që i caktohen në mënyrë adekuate.
Komuna me Statut ka gjithsej 7 Drejtori, me emërtime si vijon: 1. Drejtoria për Administratë të përgjithshme, 2. Drejtoria për Buxhet dhe Financa, 3. Drejtoria për Ekonomi, dhe zhvillim, 4. Drejtoria për Urbanizëm Kadastër dhe Mjedis 5. Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, 6. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, 7. Drejtoria për Shërbime Publike Inspeksion Mbrojtje dhe Shpëtim
Komuna me Statut ka gjithsej 18 Sektor, me emërtime si vijon: